AUV: Është paraqitur një rast i gripit të shpezëve ‘Avian Influnza’ në Podujevë

0

                            Është paraqitur një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza në komunën e Podujevës fshati Sekiraqë. Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë janë ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalim të përhapjes se sëmundjes ku përfshihet edhe asgjësimi i shpezëve ne fermën e prekur. Po ashtu janë duke u kryer të gjitha hulumtimet epidemiologjike në fermat në zonën e prekur në perimetër prej 3km. Jemi duke i kryer të gjitha veprimet tjera sipas legjislacionit në fuqi. AUV ka sugjeruar se çfarë duhet të bëni si fermer për tu mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj:  Parandaloni kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët tuaja, Mbani shpezët në kushte të mira .Mos shkoni në panaire, tregje, ekspozita apo vende tjera ku ka shpezë dhe zogj. Vendosni masat e biosigurisë ne fermë. Vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës,  Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve,Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me shpezët, Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent, Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim, Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike shpezët e ngordhura.Raportoni në numrin: 0800 111 22 Pa pagese 24h.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *