Kundër dënimit të çlirimtarëve e gjithë Kosova.

Pas shpalljes së dënimit nga Gjykata e Hagës për 4 tërshes e Kosovës, në fakt ,kundër bërthamës së UÇK-së kanë reaguar të thuash e gjithë Kosova. Ramush Haradinaj pohons e nuk dënohet liria e Kosovës .Haradinaj i prekur thellë me vendimin e Speciales, ka një porosi për popullin e Kosovës,duhet të jemi bashkë për lirimin e tyre .
Glauk Konjufca pas dënimeve në Hagë:“E pabesueshme që një gjykatë që flet në emër të popullit t ë Kosovës ta marrë këtë veprim
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka reaguar pas vendimit për dënimin për ish-krerët e UÇK-së. Hoti ka thënë shkurt “Jo në emrin tim!”,
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjini ka thënë se dënimet janë tronditëse dhe thellësisht zhgënjyese”. “Sot mendjet dhe zemrat tona janë me familjet e tyre, me bashkëluftëtarët dhe me gjithë popullin e Kosovës. Ky aktgjykim nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike. Ushtria Çlirimtare e Kosovës zhvilloi luftë të drejtë dhe çlirimtare kundër regjimit kriminal të Serbisë.
Sot, Kosova është e lirë dhe sovrane falë luftës së djemve dhe vajzave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe falë mbështetjes së pa rezervë të aleatëve tanë!
Ta ruajmë Kosovën sepse në atë mënyrë nuk ju japim armiqve kënaqësinë që e presin.
Kosova duhet të bëjë shumë më shumë që katër udhëheqësit e UÇK-së të shpallen të lirë në shkallën e dytë të gjykimit”
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale.
“Hedhim poshtë kategorikisht dënimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ky aktgjykim godet luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe lëndon çdo familje që dha bijtë dhe bijat për lirinë e Kosovës”, thuhet në reagim.
“”.“Asnjë vendim nuk mund ta rishkruajë luftën tonë çlirimtare apo të njollosë ata që luftuan për liri. E vërteta e UÇK-së nuk është çështje interpretimi gjyqësor, është historia e jetuar e një populli që e fitoi shtetin me gjak”.
Edhe prizrenasit kanë kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Hagës për dënimin e krerëve të UÇK-së. “Kemi pritur një gjykim të drejtë dhe jo një gjykim të stilit diktatorial”, është shprehur ish-luftëtari i UÇK-së, Sami Vehapi
Gjykata Speciale ka dënuar Hashim Thaçin me 25 vjet burg, Jakup Krasniqin me 25 vjet burg, Kadri Veselin 18 vjet burg, dhe Rexhep Selimin 13 vjet burg.