Dyfishohen ankesat e konsumatorëve – në pandemi hasen produkte me afat të skaduar, ngriten çmimet

0

Në nëntë muajt e këtij viti ankesat e konsumatorët janë dyfishuar, krahasuar me vitin e kaluar.Numër i madh i qytetarëve janë ankuar se i përket produkteve me afat të skaduar e ngritjes së çmimeve, tha për Ekonomia Online, Fatbardha Restelica nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).Ajo ka bërë të ditur se viitin 2020 kanë pranuar mbi 600 mesazhe direkte nga qytetarët që u ankuan për parregullësi të natyrave të ndryshme.Kurse qytetarët shprehen të dëshpëruar, pasi thonë se u shkelen të drejtat. Fatmir Makolli tha se nëpër raftet e marketeve ka hasur në shumë artikuj me afat të skaduar, 1 centshi nuk u kthehet dhe se çmimet janë të shtrenjta.“Hiç, zero nuk respektohen. Në market të thjesht me hi nuk i shikojnë artikujt ku krejt janë më afat të skaduar e ka shumë sëmundje nga to, pastaj kur është puna një cent nuk kanë me ta kthy, ka 1 cent sa populli i le aty e sa njerëz blejnë. Poashtuçmimet më të shtrenjta janë këtu”.Edhe Gani Musliu theksoi se se janë të diskrimunuar si konsumatorë, dhe sidomos gjatë pandemisë kanë vërejtur se çmimet janë ngritur shumë lart.“Mund të them që pak, e në shumë raste edhe jemi të diskriminuar sidomos pas pandemisë çmimet kanë ndryshu në mënyrë të lartë, duke cekur këtu edhe çmimin e vajit i cili është më i lartë se shtetet e regjionit. Edhe afatet e skadencës i ndryshojnë brenda natës kur merr ushqimin e sheh se është i prishur”.Lutfi Berisha poashtu tha se konsumatorët duhet të ankohen më shumë, sepse shpesh varet edhe nga standarti i jetesës së qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *