Çaste poetike me poeten; Lule Alidema
Ku shkove
_______________________
Shpirti ra në heshtje
Vallë diçka nuk ecën tek unë
Ç’është kjo që m’trazoi shpirtin tim
Ndjej sikur më mori me vete ai lum.
Ku më dërgoi nuk e di
Një e di sa vështirë e kam pa ty
Përpiqem lumit ti gjej rrjedhë
T’ët shoh nga afër çoftë dhe vetëm njëherë.
Lum që ecën e ikën shpejt
Si t’a kthej të vetmen herë
Rrjedha lumit sa më larg që shkon
Bëhet dhimbje që nuk përballon.
Heshtja vazhdon….!
Vallë në mua gjithmonë do jetë
Ne syrin tim do’t mbesë
Portret i ëndrrës time gjer’sa t’vdes.
Lule Alidema
03.10.2021, Prishtinë