Çaste poetike me poeten:Mimoza Gjetaj

0

VALËT E JETËS!!

————————————

Në errësirën e natës u treta

Boshësia e atyre që lashë pas !

Më plaçkiti zemrën, mendjen…

Po zhdukesha diku larg, po ku?

Pa cak sigurie.

Përqafova hënën, natën, detin.

Për t’u harruar .

Në përpjekje për të mundur

frikën për jetë

Mëngjesi më gjeti në makthe duke u përpëlitur.

Me shpirtin të plaçkitur nga hija e frikës

I lutesha Zotit

Orë tmerri….

Zëra e klithma dëgjoja ….

Shpirtra fëmijësh që kërkonin ndihmë

Zemra të copëtuara bërtisnin: Më pritë

Zëra të çjerrë nga ajo rrugë pa jetë

Trupa të braktisur të lënë përmbi dete.

Zotit i lutesha ..

Mëngjesi më gjeti në një tokë tjetër, duke u përpëlitë…

Tmerr !

E jetuar .Shkruar me 12 Maj 1999….

Mimoza Gjetaj

Venezia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *