Lajm i mirë,rënie e rasteve me COVID-19, një i vdekur dhe 7 raste të reja brenda 24 orëve
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 1.515 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 199 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.194. Në total numri i rasteve aktive është 2.044. Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.041 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.379.793 doza të vaksinës. Deri më sot 567.280 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.