Çaste poetike me poetin:Refki RESHITAJ:
POROSIA E NËNËS ME TELEFON
————————————–
Halo,halo , o Ramadan
Po folë moj loke, folë se shumë mall kam !
Ç ‘ është kështu që s’ po të ndigjohet zani,
Apo mos është prishur sot ky telefoni ?
Po foli nënës, foli o bir…
Me fjalen tënde ndihem më mirë
Unë kam këtu edhe shumë fëmijë,
Por, vendin tënd se zë asnji !
Folem cdo dite,thirrem cdo nate…
Se vitet iken, s’ kanë mbet dhe pakë.
Zoti e di dhe sa do të rrnojme
E sheh sa shpejte ditët kalojne ?
Kur ike larg, me the shkoj për pakë
Njëzetë e shtatë vite nuk t’u bënë mjaftë ?
Gjithë këto vite janë gjysma e jetës,
Heuuu c’ na mërzite, Ramadani i Metës !
Nga nëna ke sot një porosi
Të vjen më shpesh n’ Kosovë e n’ Shipni !
Se të gjitha këto janë troje shqiptare
Do i duani te gjithë, se s’ keni çajre..!
Këtu keni lindur, këtu jeni rritë
Keni pa natë e keni pa ditë
Këtu kishit gjyshër e baballarë,
Ketu keni qeshur e keni qarë
Anipse morrët rrugët e botës
Këtu keni prehnin dhe lotin e lokës !
Folëm,folëm o bir me telefon
Thirrem n’ mengjes edhe n’ aksham !
Ma ndigjo zërin nëna të thotë
Ma hjek pak mallin, që s’ shuhet dot.
Se deri në verë,shumë larg, qe besa,
Kur do mi sjellësh nipa e mbesa..!
……………………………….
Poezi e shkruar në kohën kur Nëna jonë ishte në jetë, NDJESË PASTË ! Sot, në dyvjetorin e vdekjes, me dhembje dhe mall të pashuar, e përkujtoj me këtë poezi që është realitet i njē monologu të saj me vëllaun tim, Ramadanin, që jeton në Suedi.Nga këto vargje, ikona e këngës shqipe, Shkurte Fejza bëri një këngë,për çka e FALENDEROJ shumë..!