Zhduket një grua në Prizren, policia nis Hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’Person i zhdukur në Prizren , me datën 10.6.2026 – 18:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar I cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve’’, thuhet në raport 24 orësh të policisë.