Kurti: Qeveria ime ka synim parësor drejtësinë dhe krijimin e vendeve të reja të punës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi takimin e parë dhe mikpritës me ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, i shoqëruar nga zëvendës-shefi i Misionit të Italisë në Kosovë, Ugo Ferrero. Ai i uroi mirëseardhje dhe suksese në detyrën dhe përgjegjësitë e reja.Kryeministri Kurti u shpreh i bindur se bashkëpunimi i mirë i deritanishëm me ambasadorët e Italisë në Kosovë dhe Republikën e Italisë vetëm sa do të avancojë.Italia është një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, për çka kryeministri Kurti shprehu falënderimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme, që ajo i ka ofruar Kosovës dhe popullit të saj. Ai tha se qeveria që udhëheqë ka për synim parësor drejtësinë dhe krijimin e vendeve të reja të punës, andaj Kosova është e gatshme dhe mirëpret investimet e huaja që nxisin zhvillimin ekonomik dhe ngritin mirëqenien e qytetarëve. Kryeministri po ashtu nënvizoi edhe kontributin e çmuar të komandantëve italian të KFOR-it në ruajtjen e sigurisë në vend.Ambasadori De Riu, i cili në të kaluarën kishte vizituar Kosovës në dy raste, në vitit 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës dhe në vitin 2009 pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, tha se ndjehet i lumtur që është në Kosovë me këtë përgjegjësi të re.Ai e falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen dhe shprehu vullnetin e tij për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin e mirë në mes dy vendeve. Duke parë ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në Kosovë ndër vite, ai tha se Kosova është vend me potencial të madh, sepse është pikë qendrore nëpërmjet të cilës kalon çdo rrugë që lidh Ballkanin. /Reporteri.net/.