E diela poetike me poeten; Teuta Shaqiraj
TË DUA ËNDËRR È PAFAJ …
———————————————
Me c’fjalë magjike,
më ngjite lart, atje mes ëndrrave,
mi ndez, i përflak t’shpërndara netëve….
Si avulli i ngrohte prej tokës
që shtratin befas braktis
të tretët një me renë
Sublimen e sublimeve ta grishë
Mes orësh fluturake,
kthyera parë e mbrapsht
si stinët e harlisura që ngrohin
e ftohen një cast.
Ky trazim m’a grisi natën
lakuriqësinë e virgjër të shpirtit
E pafajshmja ëndërr
mirazh real, mes tokës e qiellit?
Si pika mbi i – të , magjiplotë
yjet sodis.
Dua të zbres poshtë me zemrën që
ndjell frikë,
lehtas pa peshë ndjehet
trupi im.
Jam unë a ngjasia e shembëllimit tim?
Zemra e përzhitur,
me flutërzat në bark, pulëbardhë unë,
e flatrat i ngre hark .
Ëmbëlak,
me harkun si shtizë graviteti
mallin zbret ngadalë…..
Unë, puhizë deti .
Teuta Shaqiraj