Çaste poetike me poeten;Irena Hoxha
PA JETË
————-
U tha buza si eshkë
u nda në dysh, si e bërthamës pjeshkë!
Si litar u pre vrulli
kur si shkëmb, u gremis nuri!
Sokaku erësirës verbuar,
neoneve të fshehtat kallëzuar!
Mbi portë doreza e dorës,
pat’ harruar tik – taket e orës!
Në udhën e kohës së fshehtë,
dremitur si lum i shteruar, pa jetë!