Çaste poetike me poeten:Brixhilde Dede

0

KUR QENIJA JOTE ME SHFAQET VJESHTES SE ARTE

Ti, je kaq i brishte

I larmishem si magjia e vjeshtes se arte je, Ti

Tek bie embel mbi vesen mengjesore reze drite, e shkrihesh i gjithi aty

Me ty,

nisin frymezimet

Shkruaj e gris,

pas pak,

Sepse, me dukesh me i hijshem,

nga c’ do i imi varg

Je, dehja shpirterore,

gjithe bota lyer ne ar

Vjeshtes,

qenia jote shfaqur,

gjethet e arta bej ti ndal

Pas tyre,

fshihur nje fjale te dua, nje puthje plot zjarr e mall

***

Prej teje,

Me mungon dicka,

Me mungon nje zenke,

Me mungon nje e care,

Te kuptoj, se jeta ka edhe dhimbje e vaj

Ndaj,

te lutem largoju, largoju per pak,

Te njoh shiun e vjeshtes tek bie rrembyeshem, shpirtin te ma lage

Me pas kthehu,

Kthehu i permalluar

Te ndihem pranvere,

Te rishfaq gjethe,

Te te dua edhe nje here

Brixhilda Dede @ 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *