Pas anulimit të zgjedhjeve në Han të Elezit, Ballazhi: Suma do të turpërohet nga humbja
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur të anulojë zgjedhjet për kryetar të komunës në Hanin e Elezit, pasi në këtë komunë dyshohet se ka pasur shitblerje të votave.
Pas vendimit të PZAP-it, ka reaguar kandidati për kryetar të Hanit të Elezit, nga PDK, Mehmet Ballazhi, i cili bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së kishte fituar këtë komunë.
Ballazhi në një deklaratë për Telegrafin, tha se është vendim i çuditshëm i PZAP-it.
“Realisht vendim i çuditshme, është prapë vendim i PZAP-it, do të ndjekim rrugët ligjore jon mashtrime të Rufki Sumes”, deklaroi ai.
Kurse i pyetur nëse në rivotim mendon se to arrijë rezultatin e njëjtë, Ballazhi tha se Suma do të turpërohet nga humbja.
“Kam bindje se do të turpërohet nga humbja që do t’i shkaktoj”, tha ai.
Ndërkaq, më herët kandidati Rufki Suma, në një prononcim për Telegrafin ka përshëndetur vendimin që të anulohen zgjedhjet në Han të Elezit.
“Vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka qenë i drejtë pasi që kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi ditën e zgjedhjeve ka qëndruar në secilën qendër votimi që është në kundërshtim me ligjin”, deklaroi Suma.
Ndryshe, PZAP ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të kësaj komune, Rufki Suma.
“Procesi i votimit do të përsëritet vetëm për kryetar komune, për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjeve të votuesve”, thuhet në vendimin e PZAP-së.
Arsyetimi i PZAP-së:
“Me datë 18.10.2021, PZAP-i ka pranuar ankesë nga kandidati i pavarur, Rufki Suma i cili pretendon se gjatë netëve të fundit të zgjedhjeve lokale në Komunën e Hanit të Elezit, simpatizantët e PDK-së kanë bërë presion mbi qytetarët ku çdo qytetar e kanë përcjellë me veturë dhe i kanë bërë ultimatum që most ë futet nëpër shtëpi, poashtu dyshojmë se janë shpërndarë mjete për blerjen e votive. Parashtruesi i ankësës thekson se kanë lajmëruar policinë port ë njejtit nuk kanë dalë për t’i shpërndarë turmën e njerëzve. Po ashtu edhe vizitat e simpatizantëve në vendvotime siç është Paldencë dhe Gorancë