Dhjetë gjëra që mjaftojnë për të dyshuar në një mashtrim. Opinion nga ;Genc Prelvukaj
1. Nëse për 15 vite, nga opozita ke akuzuar një bashkësi të madhe njerëzish për hajdutëri dhe pas ardhjës në pushtet, për gati një vit, nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj tyre.
2. Nëse për 15 vite, nga opozita ke kritikuar punësimin mbi baza partiake dhe familjare dhe pas ardhjës në pushtet ke bërë të njejtën gjë.
3. Nëse për 15 vite, nga opozita ke denoncuar paaftësinë e diplomatëve dhe pas ardhjës në pushtet, ke emëruar në krye të diplomacisë njeri të paaftë për atë detyrë dhe ke lënë ambasadat pa zot.
4. Nëse për 15 vite, nga opozita ke denoncuar paaftësinë e pushtetit për të sjellur njohje të mjaftueshme, ndërsa gati një vit pas ardhjës në pushtet nuk e kemi asnjë të vetme. Madje as angazhim.
5. Nëse për 15 vite, nga opozita ke kritikuar pagesën e faturave energjetike për serbët në veri dhe me ardhjën në pushtet ke bërë të njejtën gjë.
6. Nëse për 15 vite, nga opozita ke akuzuar pushtetin për përdorim force ndaj aksioneve protestuese, ndërsa pas ardhjes në pushtet shtyp edhe protestat simbolike vetë.
7. Nëse për 15 vite, nga opozita i ke denoncuar çmimet e produkteve elementare si të larta dhe pas ardhjës në pushtet rritën ato ndjeshëm
8. Nëse për 15 vite, nga opozita ke kritikuar kuadrin lokal të partive tjera, ndërsa pas ardhjës në pushtet ke vënë si kandidatë komunash edhe analfabetë
9. Nëse për 15 vite, nga opozita ke kritikuar darkat e organizuara në sytë e një populli të varfër dhe me ardhjën në pushtet bën të njejtën gjë.
10. Nëse për 15 vite nga opozita ke kërkuar shkarkime të ministrave serbë për pengesë të shtetit në veprim, por nuk ke ndërmarrë asgjë ndaj llojit të njësojtë brenda qeverisë tënde. Etj.
Në kohën kur asnjë gurthemel, për asnjë investim kapital, ende nuk është vënë.
Për fund: Nëse nuk ndryshon diçka në punën e tij, nuk këndjellët, gjysma e popullit nuk mund të mashtrohet dy herë radhazi/Marrë nga FB/