Prizreni dikur i njohur për mullinjtë që pos bluarjes ata ishin në shërbim të shërimit të memecllëkut të fëmijëve

0

                    Në  Prizren , tek mulliri i vjetër  i familjes Gërmizaj  pra Mulliri i “Tabakhanës” është mulliri i Adem Aga Sokolit, që ishte një pasanik i kohës dhe që në pronësi ka pasur edhe objekte tjera me vlera të larta arkitektonike, estetike dhe etnologjike si psh. shtëpia tradicionale . Mullri është ndërtuar në shek XVIII dhe është rinovuar disa herë gjatë periudhave të ndryshme kohore. Mulliri ka të gjitha elementet e një mulliri tradicional të Ballkanit. Pra kemi hyrjen, vendin për kuaj, vendin për drithëra të pa bluara, vendin për drithëra të bluara, dhomën e mullingjisë, kanalin e ujit, etj. Kurse ajo e veçantë   që pos  bluarjes  mulliri i  ‘ Tabakhanes  dhe ai  në fshatin Gurrë ,kanë shërbyer edhe për shërimin e memcllëkut të  fëmijëve. Pasi mulliri gjendet brenda kompleksit të tabakëve (përpunuesit të lëkurës) atëherë edhe ky mulli ka marë emrin mulliri i tabakhanes. Kompleksi i Tabakhanes gjendet në anën e djathtë të lumit Lumbardhë në mes të xhamisë së Ahmed-beut, Suziut, Mustafa Pashës , dhe ndërtesës së Beledijes. Arkitektura e “Tabakhanes” është  ndërtuar sipas nevojës së teknologjisë së punës me ç’rast është shfrytëzuar lumi që kalon aty pranë duke ndarë një pjesë të saj në formë të kanaleve (jaz) për nevojat e tyre. Në vitet vijuese kjo zejtari vazhdimisht shkon duke u rënë, kështu që në vitet ’80-ta të shek. XX aty mbetet vetëm një objekt ku bëhet vetëm blerja (pranimi) e lëkurës, derisa ndërtesat tjera pjesërisht rrënohen dhe pjesërisht ndërrojnë destinimin e tyre. Pas vërshimeve katastrofike të 17-20 Nëntor 1979 “Tabakahana” po thua se tërësisht u shkatërrua dhe humbi pamjen e vet karakteristike kështu që tani kanë mbetur vetëm mulliri që ende është në funksion dhe ndërtesa pranë saj depoja e pranimit dhe shitjes së lëkurës. “Mulliri i vjetër i “Tabakhanes” ka rëndësi të madhe etnografike dhe arkitektonike. Ajo e ruan pajisje dhe rekuizita origjinale të kohës, njëherit edhe procesi i bluarjes është tradicional duke shfrytëzuar fuqinë e ujit për fërkimin e gurëve që bën bluarjen e drithërave. Nuk duhet harruar se procesi i bluarjes tradicional është pothuajse e zhdukur fare në këto treva, ndërsa në Prizren është i vetmi mulli që është ende në funksion, kur dihet se Prizren,i vetëm gjysmë shekulli më parë ka pasur mbi 15 mulli buzë rrjedhës së Lumardhit. Renovimi i i këtij mulliri   aktualisht kap është stimulim për zejet dhe prodhimtari tradicionale që dita ditës po shuhen .Nëse nuk arrijmë të ndihmojmë që i vetmi mulli (“Mohikani i fundit”) që funksionon në Prizren, është vlerë kulturo-historike të Prizrenit: Prizreni, sipas fakteve që tani më dihen dhe që shumica e mullinjve që kanë qenë funksional ishin të viteve 1900 deri në vitin 1970. Prizreni, dihet se ka pasur 17 mullinj, kurse në rajonin e Hasit ka pasur gjithsej 12 mullinj, në Përdrini dihen dhe mbahen mend katër mullinj, dy na fshatin Landovicë dhe dy në fshatin Piranë. Disa nga shënimet e vjetra flasin se komuna e Prizrenit ka pasur gjiithsejt 87 mullinj. Mirëpo, mbamendja e qytetarëve dhe shënimet flasin për një numër më të madh .Mullinjtë zënë një vend të jashtëzakonshëm në thesarin e kulturës materiale dhe janë tregues i çmueshëm i evoluimit të përpunimit të drithit njëherit kjo është edhe një faktorizim për zhvillimin e shoqërisë, andaj në gjithë botën e civilizuar tradita dhe historia e mullinjve ka një vend shumë të veçantë. Kjo vlen edhe për shtetet si; Gjermania, Danimarka, Finlanda etj.  Është  karakteristikë e veçantë se Përdrinia ishte dhe vazhdon të mbetet hambar i drithërave, por Prizreni me 17 mullinjtë e vetë ishte një qytet i njohur në gjithë Vilajetin e Kosovës. Mullinjtë shumica e tyre kishin ahurin e bagëtive, pasi që ai shërbente për bartësit e drithit që atëherë ishin i vetmi transport. Derisa shumica e mullinjve kishin odën e mullingjinjëve e njëri prej tyre kishte edhe odën e pritjes. Mullinjtë për një kohë të gjatë ishin dhe do të mbeten si një shembull më i mirë i civilizimit të arritjeve për ushqimin. Mullinjtë e Prizrenit kanë funksionuar kryesisht fal ujit të Lumbardhit, kurse mullinjtë në fshatra kanë punuar falë krojeve dhe burimeve të vendeve të ndryshme.

             Nga trashëgimia e lashtë tregon Maliq Germizaj e tani edhe i biri Agim Gërmizaj se në këtë mulli pos që ka pasur rëndësi bluarje e drithërave. Ajo që është edhe një veçanti e këtij mulliri është fakti se qindra fëmijë  janë shëruar  tërësisht nga memcëllëku i plotë  apo edhe nga  belbëzimet.”Kur  flasim për këtë mrekulli më duhet të them se në kohën që ne punojmë e bile dhe sot, patëm rastin që një nënë solli fëmijën e vete që kishte pengesa të mëdha në të folur . Këtu sillen fëmijë  dhe pranë kësaj çakalle, fjala është për faktin se këtu ka shumë zhurmë  dhe  fëmije pak nga  frika  pak nga  mundësia  që të  dëgjohet e të  fletë ai edhe i tejkalon  shpesh probleme dhe pengesat e të  folurit, por kemi edhe raste  kur  sjellin  ndonjë ushqim që ha apo pinë  fëmijë , këtu e vendosin tek ky gur dhe fillojë   lutjet e nenës dhe prindërit por edhe ne bëhemi pjesë e kësaj lutje me lutjen.” Sikur kjo çakall  që nuk ndalet, as goja e fëmiut  kurrë mos u ndaltë”, Me këtë rast tregon para disa vitesh kur një nënë kishte  sjellë në  fëmijë  të plotë memec, Ishin ulur dhe ajo me lot në sy se fëmija i sajë tashmë ka mbushur katër vite dhe nuk fliste, as një  fjalë të vetme. Pas është ulur afër gurit dhe kur guri ishte duke bluar ai ka prekur një  pjesë të  blojës dhe për momentin ka  filluar ët qajë e të bërtas nënë”  ai si rast ka qenë si një rast i veçantë, pas atij rasti ende pa shkuar një javë ai fëmijë  ka folur normalisht, Por, kemi pasur edhe shumë raste kur fëmijë nga belbëzimet e mëdha nuk mund të flinin,menjëherë ata kur nga kjo zhurmë ata edhe nga fakti se ky gur ka një veçanti që të shërojë ata fillonin të flisni,”tregojnë babë e bir Maliq e  Agim Gërmizaj. Njësojë këtë problematik e shpjegojnë edhe pronarët e mullirit të fshatit  Gurrë.
  
Amaneti

           Maliq Germizajt në lagjen “Tabakhane” në Prizren dhe tjetri i Ramadan Bislimajt në fshatin Gurrë të Prizrenit. I pari  tregon se tani e 300 vjet është pronë e kësaj familje e i dyti pohon se mulliri është mbi 200 vite në këtë vend, por pronë e kësaj familje është tani e gjysmë shekulli. Mulliri në lagjen “Tabakhane” në Prizren, thuhet sipas historisë se fillimisht ishte në pronën e Soziut, e pastaj e  Adem Aga Sokolit  . Kurse trashëgimtari i këtij mulliri Maliq Gërmizaj,shpjegon se “Ky mulli tani e 300 vite,është pronë e familjes sonë, Dikur tregonte  babai im nga ky mulli  ka jetuar familja , jonë e madhe  60 anëtarshe, dhe ka jetuar tepër mirë, Mulliri dikur ka qenë fabrikë  prodhuese, por tani sidomos nga paslufta mezi arrijë të nxjerrë idaren e varfër. Ska punë këtu më, këtu vijnë të bluajnë vetëm misër dhe kjo bëhet me ujem .”Ujem” është sasi e  misrit që duhet ndalur, nga kjo aq pak fitohet saqë  ndonjëherë  befasohem se si  edhe tashmë  ende  mbijetojmë. por, na mbanë shpresa se tani më ka filluar  që njerëzia të interesohet për të blerë edhe thekër e tërshërë, për nevoja shëndetësore e kjo ndoshta edhe na ringjallë.”  tregon ai .Por  ai  pohon se ne jemi të  gëzuar që pos kësaj kemi arritur të ndihmojmë  familje  të  shumë  për të shëruar fëmijë e tyre  nga memecllëku, Besoni ndihem shumë krenar kur  arrijmë  që një  fëmije t’ia  kthejmë të folurit ose ta bëjmë të fletë. Të  gjitha këto shërbime  kryhen  falas dhe për këtë nuk guxojmë  të marrim asnje  shpërblim,Sepse e kemi amanet të mos kërkojmë as edhe një “cigare duhan” siç  thuhet pra  qoftë  edhe një cent të vetëm nuk  guxojmë ta marrim,Këtë amanet të familjes e trashëgojmë ndër  vitë. Kjo është karaktetisitikë e këtij guri dhe kësaj çakalle pohon ai./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *