Ministri Peci takon fermerët e Prizrenit
Sot nën organizimin e Komunës së Prizrenit, do të mbahet një takim informativ mes ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe fermerëve të komunës së Prizrenit.Në këtë takim, ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të trajtohet çështja e subvencioneve, granteve dhe politikave bujqësore zhvillimore.Aktiviteti do të mbahet në ora 16:00, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”.