Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Lavdije Hoti BUÇAJ

GJAKETA E VETMISË
——————————
Vetmia është si gjaketa e vjetër,
që e ruan me kujdes për ditë të ftohta.
E bukur nga jashtë, me ngjyra të lehta,
por si strehē e fshehur ku struket zemra.
E shikon çdo herë varuar pas dere,
sikur të thotë kur më kërkon, jam këtu.
Kur shiu fillon dhe acari të ngrin,
ti e kërkon por nuk është aty.
Të ka lënë vetëm pa shpjegim,
nē njē botë ku heshtja nuk të ngroh.
Çdo kujtim bëhet një erē e ftohtë,
mbeshtjell me gjaketën e vetmisë,
që aspak s’të ngrohë.
/QendraPress/