Kosova ka më shumë se 10 miliardë tonelata thëngjill – zë vendin e pestë në botë për nga sasia e këtij resursi

0

Kosova e ka humbur mundësinë e mbështetjes financiare nga jashtë për ndërtimin e termocentralit të ri me thëngjill, e kjo u konfirmua edhe pas samitit të fundit të vendeve G20-ës të dielën, më 31 tetor.Liderët e shteteve G20 (19 shtete dhe BE-ja) janë zotuar të ndalojnë financimin ndërkombëtar të impianteve të reja të thëngjillit deri në fund të këtij viti. Megjithatë, liderët e G20-ës nuk ranë dakord për t’i dhënë fund energjisë së qymyrit në vendet e tyre.Thëngjilli është njëri nga burimet kryesore për prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë. Për shkak të vjetërsisë së termocentraleve Kosova A dhe Kosova B në Obiliq, si dhe kapaciteteve të limituara të tyre, vendimi për ndërtimin e një termocentrali të ri është marrë që në vitin 2005.Një përpjekje për të ndërtuar termocentralin e ri ka rezultuar pa sukses, pasi që kompania amerikane “ContourGlobal” më 2020, në vitin kur planifikohej të fillonte ndërtimin, është tërhequr me arsyen se kompania nuk e ka ndërmend të ndërtojë projekte me thëngjill në të ardhmen, por po ashtu ishin theksuar edhe ndryshimet politike që kishin ndodhur në Kosovë në atë kohë. Në atë kohë, drejtimin e qeverisë kishte marrë Albin Kurti. Lëvizja e tij, Vetëvendosje, është shprehur kundër marrëveshjes me “ContourGlobal”, duke thënë se kompania në fjalë mund të rrisë çmimin e faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike.Ndërtimi i këtij termocentrali me kapacitet 500 megavat, llogaritej të kushtonte 1.3 miliardë euro. Një investim i tillë i kësaj kompanie kërkonte garancinë shtetërore, të miratuar në Kuvendin e Kosovës me 2/3 e votave të deputetëve.

Fonde publike në shërbim të projekteve energjetike

Në vitin 2018, Banka Botërore pati njoftuar se nuk do ta mbështesë Termocentralin “Kosova e Re”, të ndërtuar për energji me thëngjill.Investimet në ndërtimin e termocentralit të ri tashmë duhet të bëhen nga vetë buxheti i shtetit, vlerëson ish-drejtori në Korporatën Energjetike të Kosovës, Arben Gjuka.“Kur flas për djegie të qymyrit, flas për përdorimin e teknologjisë më të avancuar dhe të pastër që nënkupton ndotje dhe efekte anësore minimale. Shteti ka mundësi të bëjë investime në këtë. Ne kemi shembullin e ndërtimit të autostradave, ku i kemi ndërtuar me para të buxhetit. Nëse do të kishim një prioritizim të parasë publike, deri tani ishte dashur ta kemi termocentralin”, thotë Gjuka.

Dy autostradat, njëra që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe autostrada Prishtinë –Shkup, ishin ndërtuar me para të buxhetit të shtetit dhe kishin kushtuar rreth 1.3 miliardë euro.

Kryetari i Komisionit për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova duhet ta ketë një qëndrim të qartë me resurset e veta, siç është linjiti.“Ende ka hapësirë, ende ka mundësi dhe teknologji, që edhe e shfrytëzojnë linjitin edhe fitojmë energji dhe jemi në minimum të ndotjes së ajrit, por për të arritur në këtë, qeveria nuk ka krijuar asnjë hap strategjik. Jemi vonuar dhe jemi larg planifikimit energjetik”, thotë Shala.Ministria e Ekonomisë deri në publikimin e këtij shkrimi nuk ka kthyer përgjigje rreth së ardhmes energjetike të Kosovës, pas deklarimeve të vendeve të G20-ës se nuk do të investojnë më në projektet energjetike me thëngjill.Raporti i Progresit për Kosovën (2021) kishte vënë në pah përparimin që ka bërë Kosova sa i përket përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe rritjes së investimeve në energjinë e ripërtërishme, por “burimet e energjisë me bazë në thëngjill vazhdojnë të jenë shqetësuese”.

Abazi: Nuk ka të ardhme nga djegia e thëngjillit

Projektet për energji nga thëngjilli vazhdojnë të kundërshtohen nga shoqëria civile. Nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) thonë se duhet aplikuar vetëm politika që mbështeten në burime të ripërtërishme.
Dardan Abazi, nga INDEP-i, thotë për Radion Evropa e Lirë se deklarata e vendeve të G20-ës duhet të jetë një moment reflektimi për ata që kanë qenë fanatikë të qymyrit në Kosovë.“Edhe pse e kemi linjitin, ai është karburant që shkakton ndryshime klimatike edhe shkakton ndotje të përshkallëzuar të tokave e ajrit. Vetëm fakti që e kemi nuk do të thotë ta përdorim në mënyrë të pakontrolluar”, thotë Abazi.Sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk duhet të mendojë të projektojë impiante të mëdha të djegies së thëngjillit për të prodhuar energji, të cilën energji mund ta prodhojë edhe nëpërmjet “Kosova ka kapacitete të mëdha në sektorin e energjisë alternative”, thotë Abazi.

A ka Kosova kapacitet për energji alternative?

Megjithatë, ish-drejtori i KEK-ut, Arben Gjuka, thotë studimet e bëra tregojnë se Kosova është e varfër në aspektin e energjisë alternative.

“Kosova është e varfër sa i përket ujit. Një pjesë e territorit nuk mbulohet me ujë të pijshëm, ka pak ujë për bujqësi apo ujitje. Sa i përket energjisë diellore ne kemi shumë ditë me diell, por problemi është se nuk kemi zona ku mund të vendosim panele solare, përjashtimisht vetëm në raste individuale në shtëpi apo biznese të vogla dhe të mesme. Sa i përket burimit tjetër siç është era, ka pak studime për këtë”, shprehet Gjuka.Këto burime të varfra alternative, shton Gjuka, e kufizojnë Kosovën prandaj duhet të drejtohet kah linjiti.

Sa është e pasur Kosova me thëngjill?

Kosova ka më shumë se 10 miliardë tonelata thëngjill dhe si e tillë është vendi i pestë në botë për nga sasia e këtij resursi.Sasinë më të madhe të energjisë elektrike, Kosova e prodhon nga djegia e thëngjillit në termocentralet e Obliqit.Sipas të dhënave të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), kapaciteti total i gjenerimit të energjisë elektrike në Kosovë në vitin 2020 ka qenë 1,110 megavatë.Nga kjo sasi 86.5 për qind janë nga termocentralet dhe pjesa tjetër janë hidrocentrale dhe burimet të ripërtërishme të energjisë (hidrocentrale, centrale me erë dhe panele fotovoltaike).Vitet e fundit, Kosova ka pasur probleme të vazhdueshme sa i takon ndotjes së mjedisit, nga termocentralet Kosova A dhe Kosova B, e po ashtu edhe nga djegia e thëngjillit nga bizneset dhe shtëpitë private.Në matjet që bëhen vazhdimisht, Kosova shpesh herë renditet ndër vendet me ajrin më të ndotur në botë. Kosova, po ashtu, vazhdon të përballet me ndërprerje të kohëpaskohshme të energjisë elektrike.Në programin e Qeverisë së Kosovës për katër vjetët e ardhshëm, thuhet se do të hartojnë Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë dhe do të rishikojnë kornizën ligjore, që të jetë në harmoni të plotë me strategjinë e re të energjisë. Aty thuhet se qeveria do të punojë në përmirësimin e menaxhimit të kapaciteteve ekzistuese energjetike, si bazë për siguri në furnizim energjetik dhe rrugë të drejtë gjatë tranzicionit e dekarbonizimit energjetik.Rëndësi të veçantë, qeveria ka paraparë t’i kushtojë shqyrtimit të fizibilitetit të të gjitha mundësive për zhvillimin e sistemit të gazit natyror, si dhe krijimit të tregut sa më konkurrues energjetik.

Prizreni  prinë më  numrin më të madh të të vaksionuarev në gjithë  Kosovovën

             Kryetari i  Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka,drejtoresha e  Shëndetësisë Dr Narqize Arënliu dhe  drejtori i QKMF-së  dr  Xhevat Elezkurtaj, sot,  i bënë  një vizitë në QKMF në Lakuriq ku është bartur procesi i vaksinimit kundër Covid-19, nga  Qendra  Sportive  tashmë këtu  prizrenasit  vaksionohen. Kryetari Haskuka me këtë rast  tha se  tashmë  ne Prizreni kemi bërë  një vaksionimë të mirë dhe   jemi prijetar, Sepse  janë menaxhuar 132 mijë  vaksina dhe kjo na bënë  të ndihemi  mirë, por unë aplelohet të vijnë edhe ata që  skanë marrë  vaksina të  vijnë   të marrin dhe të bëhemi  shembull për  rajon.

Inserte

Dr Narqize  Arënliu,me këtë rast dha  edhe arsyetimet sepse  ishin të   deyruar  ta ndërrojnë  vendin e vaksionimit edhe për shkak të kushteve që këtu  tashmë është më mirë  për shkak  të kushteve kilmatike, pastaj atje  të mos i ndalojmë aktivetete  sportive dhe  tashmë një numër i madh  i ka marrë  vaksinat  dhe numri i të paraqiturëve është më numër më të vogël.

Inserte

Dr Xhevat Elezkurtaj  tha se  Prizreni jemi shëmbull më i mirë  në  gjithë Kosovën  sepse  kemi arrtur ët mengjojmë 132 mijë  vaksina e  me  një vakosinë janë vaksionuar 70  për qind  popullatës së komunës  derisa 60 për qind edhe me  dozën e dytë. tha ai
Insette

Kjo qendër  tashmë më kushte më të mira është  dhe pritet të vaksionohen edhe ta  që skanë arritur të  vaksionohen.

     Kryetari i komuës së  Prizrenit ,Mytaher  Haskuka , drejtoresha e  Shëndetësisë dr Narqize  Hoxhaj dhe nënkryatari i komunës  z. Shehu,  janë  pritur nga  Drejtori i QKMF-së  Dr  Xhevat Elezkurtaj  dhe  Dr Shpresa Goçaj  shefe e e radiologjisë në  QKMF të  Prizrenit. Gjatë  kësaj vizite në QKMF  qëllimii ishte për të  bërë edhe promovimin të Check-up’it që po realizohet në kuadër të Javës së Kancerit të Gjirit. M ekete rast  krytari  Haskuka  ka falenderuar ekipin e  QKMF0s ëdhe të  repartit të Radiologjisë  sepse  kanë  kryer mbi 1200 vizita dhe   dihet se  zbulimi i hershëm i kancerit ët gjirit është  shpëtiim nga jo sëmundja  tha ai.

Inserte

Dr  Narqize  Hoxha  tha se  tashmë  jemi duke  punuar shumë në  këtë  drejtm, por në këtë dy datë sot, e nesër  tashmë  i kemi të paralajmëruar  si  angazhime  dhe  ku këtu  të  gjitnë shërbimet  për  zbulimi e kancerit ët hershëm të  gjiirit bëhen falas, tha ajo.

Inserte

Dr Shpresa Goçaj  duke  folur  për  punën e këtij reparti tha se  gjatë vitit 2018  kemi pasur mbi 2500 vizita  e ku  kemi arritiur të  detektojmë  18 raste me   kancer t ë gjirit, kurse  vetëm brenda mujit tetor 2021  pas një pune që kemi bërë këtë  vit mbi 1200  ekazminime  kemi detektuar  6  raste   të kancerit të gjirit , pastaj ka ofruar edhe shifra shtesë .

Inserte

Dr  Xhevat Elezkuratj me këtë rast tha se  ne jemi e vetmja  QKMF në  Kosovë që  bëjmë  këto  analiza dhe  këto shërbime  që janë falas edhe   këto në  qytetet tjera  në Kosovë  bëhen  vetëm në spitale   private tha dr  Elezkuratj

Insette

Mirëpo  dr  Shpresa  tha se  ne  si repart e kemi   gjithë  vitin tetot dhe nuk ndalojmë për anjë  çast  vizitat .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *