Sot u vu guri themeltar për shkollën e re në Krushë të Vogël

0

             Sot, me një ceremoni solemne Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka drejtoresha Xhemile Vezgishi prinder e nxënës të kësaj shkolle. Fillimisht të pranishmit i ka përshendetur drejtoresha e kësaj shkolle Shpresa Shehu e cila tha se jemi të lumtur që po bëjmë një shkolllë të re.

 Kryetari Haskuka tha jemi edhe në një përurim të një objekti tri pas shume realizimeve që kemi bëre. Krusha e Vogël ka dhënë shumë për Prizrenin dhe Kosovën dhe e meriton më të mirën. Kemi filluar dhe së shpejti do të përfundojmë projektet për përkujtimin e së kaluarës së lavdishme të këtij vendi, Memorialin dhe Kompleksin e Varrezave të Martirëve. Kurse sot kemi vënë një gurthemel, për të ardhmen e këtij vendi, pra fëmijët, të cilët janë garancë për zhvillimin e një shteti.

Me inspektimin e rrethanave, kemi parë që ky fshat ka një shkollë shumë të vjetër, andaj kemi filluar punimet për ndërtimin e shkollës së re, e cila do të ketë një sipërfaqe prej 1,880 m². Kjo shkollë do të ketë 9 klasa mësimi, biblioteka e kabinete për biologji, kimi, fizikë dhe informatikë, me hapësira e kushte moderne, të cilat do të ngrisin cilësinë në mësimdhënie e mësimnxënie.

Në arsim kemi arritur të gjitha premtimet që i kemi dhënë para katër vitesh. Gjatë kësaj periudhe ka përfunduar ndërtimi dhe renovimi i tërësishëm i 10 objekteve shkollore, ndërkaq po vazhdojnë punimet për ndërtimin e 6 shkollave dhe anekseve të reja. Po ashtu kemi ndërtuar apo renovuar edhe 9 salla dhe fusha sportive nëpër shkolla. Fëmijët tanë, tanimë kanë edhe nyje sanitare të rregulluara, e shujta dhe dollape nëpër shkollat e tyre.

Kemi punuar shumë, por do të punojmë edhe më shumë, që çdo fëmijë e komunës sonë të vijojë mësimin në kushte të barabarta dhe kualitative.

Drjtoresha Xhemile Vezgishi tha se kjo shkolle do të kete kushte me te mira per nxënë sdhe këto objekte do të jenë në shërbim të nxënies së dijes tha ajo. Gurthemelin zyrtarosht e vunë kryetari ;Haskuka drejtoresha Vezgishi pastaj Shpresa Shehu dhe përfaqësuesi i fshatit Besnik Hajdari.Derisa nxënësit shfaqën një program artistik dhe iu gëzuan  këtij gurthemeli për shkollë të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *