Thirrja Hanefi Muharremit për votuesit të LDK-së në Prizren
Hanefi Muharremi, nënkryetar i degës së LDK-së në Prizren ka treguar se cili është qëndrimi i partisë për balotazhin në komunën e Prizrenit mes kandidatit të PDK-së dhe atij të VV-së.Ai në emisionin DIREKT në ATV ka thënë se LDK nuk e përkrah asnjë nga kandidatët dhe se votuesit janë të lirë të votojnë për secilin prej tyre.“Në mbledhje është marrë vendim që në mes dy kandidatëve të PDK-së dhe VV-së, ne nuk do të jemi pjesë e tyre dhe nuk do ta përkrahim asnjërin nga këto subjekte politike, kështu që ne vetëm iu dëshirojmë sukses ndërsa votuesit tanë do të jenë të lirë të votojnë atje ku iu pëlqen programi i një subjekti politik”, ka thënë Muharremi.Ai po ashtu iu ka bërë thirrje votuesve të LDK-së në këtë komunë që të mos rrinë në shtëpi, por të dalin dhe të votojnë.Ndërsa sa i përket koalicioneve të mundshme pas rezultateve përfundimtare do të diskutojnë përsëri./ATVLIVE