Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje
Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten është raportuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij dhe dyshohet se i njëjti të ketë bërë vetëvrasje.Rasti ka ndodhur të premten në orën 13:50 në Prishtinë.“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, dyshohet se i njëjti të ketë bërë vetëvrasje”, thuhet në raport.Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është marrë nga njësiti i mjekësisë ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar