Ne nuk guxojmë të mos marrim mësim nga e kaluara kur tash Evropa dhe vendet fqinje kanë aq raste me covid- Shkruan .Dr Xhevat Elezkurtaj ,drejtor i QKMF-së.
Nëse e shikojmë situatën epidemiologjike ne Kosovë ku numër i rasteve pozitive është shumë i vogël dhe hospitalizimet zero mendojë se masat e reja të qeverise janë mjaftë shtrënguese . Ne nuk guxojmë të mos marrim mësim nga e kaluara kur tash Evropa dhe vendet fqinje kanë aq raste me covid dhe frika e institucioneve tona për shtim të rasteve të reja i ka detyruar të mos i respektojnë standardet dhe kriteret epidemiologjike. Unë mendojë se me 70% të popullatës së vaksinuar në nivel vendi dhe me respektimin e disa masave të domosdoshme epidemiologjike nëse nuk paraqitet ndonjë variant i ri virusit nuk do të kemi problemeve të mëdha. OBSH nuk ka dalë me kritere të qarta shkencore imunologjike për zgjatjen e kohës së imunitetit qe ka vaksinimi dy dozash dhe propozon dozën e tretë prapë pa dhënë një kohe sa zgjatë edhe imuniteti i krijuar nda doza e tretë. Unë besojë se nëse popullata furnizohet pa pagesë me teste rapide dhe ta testojë veten dhe familjen e vetë ne shtëpi ,atëherë nuk do të kemi shumë probleme dhe nuk do të përsëriten situata trishtuese te gushtit dhe shtatorit./qendrapress.com/