Vdes personi që u aksidentua para dy javësh në Prizren

0

               Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të hënën, dy javë pas aksidentit që kishte pësuar në Prizren. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion .Ndërkaq në raportin e Policisë për datën 1 dhjetor, kur kishte ndodhur aksidenti, ishte raportuar për një aksident në rrugën “Vesli Klark”, ku një person ishte goditur nga vetura. Aksidenti dyshohej se kishte ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, viktima ishte dërguar për trajtim në QKUK. I dyshuari ishte dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *