E diela poetike me poeten:Ganimete Jakup Demiri
NË KURBET
Kur erdha në kurbet nuk dija nga të shkoja,
Gjuhën aspak nuk e zotroja,
Sa herë më zuri nata pa bukë e ujë,
Mbeta rrugëve si një i huaj.
Askënd s’kisha të ma qante hallin,
Me shaminë e nënës fshija djersën e ballit,
Kur mërzitesha për familjen,
Shikoja fotografitë e dënesja si fëmija.
Askush nuk ma shihte plagën time,
Shpirti më digjej mes mijëra dhimbjesh,
Në moshë të rinisë u largova nga vendlindja,
Duke marrë me vete gjithë ato kujtime
Ehhh, kujtoja gjithçka që nga fëmijëria,
Në këtë vend të zymtë më kalonte rinia,
Ditët më të bukura m’i rrëmbente padashje,
Si një kurbetqar me njëmijë telashe.
Kështu kalonin vitet shumë ndryshova,
Mes kulturave të ndryshme shumë mësova,
Por kulturën tonë asnjëherë se harrova,
Madje çdoherë krenohesha me doket e zakonet tona.