Humanisti i devotshëm  Shkelzen Kastrati ia ka mësy garës për deputet

   Njëri nga  ish  kuvedarët e KK të Prizrenit, ndër më aktivët, dhe  njëri nga  më humanistët Shkelzen Kastrati nga  Prizreni kësaj radhe  ia ka  mësy garës për deputetë, Me iniciativën e tij kur ende  nuk ishin planifikuar këtë  zgjdhje ai  kishte  dhënë iniciativën dhe kishte punuar pa ndalur që  në Prizren të  fillojë  projekti për  ndërtimin e shtëpive  për nevojtarët, e të pastrehët. E  kësai inciativa i ka ndihmuar, që pastaj Komuna e Prizrenit dhe  ‘’Jetimat e  Ballkanit’’ tashmë  këtë  projekt e kanë filluar. Derisa ai  ka pasur deri tash  edhe shumë  inciativa të këtilla. Kurse  para dy ditësh  ka vizituar edhe Bashkësinë Islame në qytetin e Malishevës, në një frymë respekti, bashkëpunimi dhe përkushtimi ndaj vlerave njerëzore.

Falënderim i veçantë për mikun tim, Alban ef. Hoxhën, për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, si dhe për kolegët e tij, të cilët çdo ditë japin shembull të angazhimit serioz në shërbim të komunitetit. Jam gjithmonë i kënaqur kur takohem me miq me të cilët, që nga njohja e parë, na ka bashkuar një qëllim i përbashkët: të jemi pranë njerëzve në nevojë dhe të veprojmë aty ku solidariteti dhe humanizmi janë më të domosdoshëm.

Përshëndetje dhe mirënjohje edhe për Kryetarin e Bashkësisë Islame, Sead ef. Paqarizin, i cili aktualisht ndodhet në Mekë. Me këtë rast, shpreh lutjet e mia më të sinqerta për të dhe për gjithë komunitetin mysliman, me urimin që haxhi i kësaj kohe të jetë i pranuar dhe i begatë.

Takime të tilla forcojnë bindjen se respekti reciprok, bashkëpunimi dhe shërbimi ndaj njeriut janë themelet e një shoqërie më të drejtë dhe më humane. Pra  Shkelzeni  kudo që  gjende dhe në cilën do  detyrë që është ai  humanitetit dhe ndihmës  për nevojtarët nuk i ndahet. Prandaj , edhe shumë   qytetarë I janë gëzuar  tashmë  garës  që ai I ka hyrë,sepse  tek ai shpersojnë se mund të përfitojnë nevojtarët dhe ata që duhet,/QendraPress/