Themelohet – Kuvendi Konsolidues i Shoqatës së Pensionistëve të TMK/FSK dhe Simpatizantëve ,,ELITA”.

0

Dje me datë 18 dhjetor 2021, në Skënderaj të Drenicës, në qytetin e lindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, u mbajtë Kuvendi Konsolidues i Shoqatës së Pensionistëve të TMK/FSK dhe Simpatizantëve ,,ELITA”, me selinë qendrore në Prizren.

Paraprakisht, të gjithë delegatët pjesëmarrës në kuvend, në ora 10:00 bën homazhe dhe vendosen kurora lulesh në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, si dhe vendosen buqeta lulesh pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari në Skënderaj. Më pastaj, në ora 12:00, zhvilloi punimet seanca e kuvendit në praninë e 23 delegatëve, përfaqësues të të gjitha degëve në nivel të Republikës së Kosovës.

Pas intonimit të himnit kombëtar dhe atij shtetëror, kuvendi vazhdoi punimet, duke aprovuar draft rregulloret dhe njëherit, duke zgjedhur kryetarin e shoqatës z. Bajram Bekteshin dhe dy nënkryetarët e saj z.Prof.Dr Haxhi Ferati dhe z. Kamer Hamzaj, sikurse edhe bordin ekzekutiv prej 9 anëtarëve. Falënderojmë nikoqirin, kreun e Komunës së Skënderajt për pritjen e ngrohtë dhe krijimin e kushteve për mbajtjen e seancës

N’a priftë e mbara!/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *