“GUXO”, çfarë po paralajmëron Faton Peci përkrah Donika Gërvalles dhe deputetëve të tjerë të Listës Vjosa

0

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, sonte në mbrëmje ka publikuar disa fotografi me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla dhe deputetë të tjerë që vijnë nga Lista Vjosa.Ministri Peci përveç mbi 20 fotove të publikuara ku shihet bashkë me aktivistë të kësaj Liste, krejt çfarë ka shkruar është “Guxo”.Ai nuk ka treguar nëse ishte një ndejë për fundvit, por me mbishkrimin “Guxo”, sikur lë të kuptohet se kjo Listë do të vazhdojë aktivitetin e saj politik.Ndërsa në një nga fotot shihet se si Donika Gërvalla mban fjalim para të pranishmëve, shkruan Reporteri.net.Nga fotot shihet se aktivistët e GUXO nuk respektojnë fare masat anti-COVID ku brenda një lokali janë dhjetëra persona, dhe asnjë prej tyre nuk ka maska mbrojtëse dhe as nuk respektohet distanca.Kujtojmë se Lista Vjosa bashkëqeveris me Lëvizjen Vetëvendosje, kurse anëtarët e kësaj liste fituan mandat deputeti në kuadër të listës zgjedhore të Vetëvendosjes, ku tashmë janë pjesë e këtij Grupi Parlamentar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *