Mustafa: Qeveria Kurti na solli në vitin 2000, pa rrymë e me agregatë, po nxehemi me votat e 51 përqind të qytetarëve
Ish kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar lidhur me reduktimet e energjisë elektrike gjatë ditëve të fundit në Kosovës.Mustafa ka ironizuar me gjithë këtë situatë, duke thënë se Qeveria që fitoi mbi 51 përqind të votës qytetare na ktheu në vitin 2000. “Deri në fund të këtij viti, qeveria plebishitare na solli në vitin 2000. Pa rrymë e me agregatë.Por… nuk është ftohtë, po nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve!
Kështu e ka Referendumi. Të mërdhinë, por duhet të thuash që është mirë, sepse populli kështu ka vendosë”, shkruan Mustafa.