Sa po vlerēsohen personalitet qē dhanë kontribut për luftēn e UÇK-sē dhe lirinë e Kosovës?
Bashkim Hoxha ,analist pohon;
Si fillim më duhet të them, vlerat e luftës së UÇK-së janë vlera të pamohueshme kombëtare, historike dhe humane të cilat nuk mund askush t’i kontestojë. Secili ushtar dhe ushtare që me vullnetin më të mirë janë ofruar të shkëmbejnë jetët e veta me heqjen e zinxhirëve shekullor nga duart dhe këmbët e popullit të tyre, përbën veprën më të pastër humane, patriotike dhe qytetare; të një qytetarie moderne në kuptimin filozofik, politik, sociologjik e prosperues. Popujt e avancuar në pikëpamje të vetëdijesimit qytetar e kombëtar nuk mund të pajtohen të vazhdojnë jetën nën diktatin e sundimeve të panatyrshme primitive e jonjerëzore siç ishte sundimi i egër i një shteti tjetër, Serbia. Është pothuaj e paimagjinueshme, ndoshta në një kontekst rrethanash të një analize më të ftohtë, ata djem dhe vajza, gra dhe burra … të vetëdijshëm për de balancën ndërmjet forcave pushtuese dhe atyre të pushtuara duke e njohur mirë pushtuesin; të vetëdijshëm, një numër prej tyre mbase të bindur në pamundësinë e një fitoreje të mundshme kundrejt makinerisë shtetërore serbe(jugosllave) , përkundër kësaj, ata vendosën që me një altruizëm të pashoq t’i hynin një jete me përplot të papritura në aspekt të asaj që nuk dihej çfarë do t’i ndodhte pas çdo minute. Mos të harrojmë, nga kategoritë prej të cilëve kishin ndarë mendjen të luftonin për lirinë e atdheut të tyre vinin nga jashtë Kosove, nga të gjitha anët e globit. Punëtor, studentë, intelektual, studiues … lëshuan vendet ku jetonin duke e ndryshuar tërësisht rrjedhën e jetës së tyre për gjithmonë; sot një numër syresh prej të cilëve jetojnë në kushte jo të mira e me pasoja të theksueshme shëndetësore që përveç se nuk kanë mundësi të mbajnë familjet e tyre ata janë shndërruar barrë të përjetshme për ata. Pa harruar këtu atë pjesën që shkuan në amshim duke rënë në fushën e nderit gjatë përballjes në beteja për vdekje a liri / dëshmorët. Për t’iu kthyer pyetjes suaj. Vlerësimi i luftës së ushtarit/es, komandantit, përfaqësuesit, ndihmësit, financuesit, strehuesit, mjekut, infermierit, gazetarit … të UÇK-së, në tërësi ka qenë dhe vazhdon jo vetëm si vlerësim në sferën formale diskursive, por ajo vlerë e shkruar me mundin e me djersën e ushtarit të UÇK-së në përgjithësi dhe gjakun e dëshmorëve në veçanti, është ngulitur thellë në zemrat dhe memorien tonë kolektive si popull dhe si komb. Ndofta nuk do ta teproja në qoftë se e përsëris atë që të tjerët e kanë thënë mijëra herë me të drejtë, më argumentueshëm dhe më mirë se sa unë: Lufta e UÇK-së është vlera më kompletuar dhe më e përsosur e popullit të Kosovës qëkur kanë filluar përpjekjet tona për liri në këtë pjesë të Ballkanit dhe Evropës. Në rrugëtimin e gjatë shumë-shekullor të shqiptarëve për liri, UÇK është më sublimja, është kurorëzuesja e idealeve, siç do të thoshte Giovani Sartori, të shndërruar në reale. Përtej kësaj, duhet ta pranojmë, ne si popull dhe si shoqëri nuk mund të bëjmë përjashtime nga të tjerët duke qenë më imun prej asaj që përkufizohet si “shkak pasojë” të njohur si gjendje postraumatike, edhe në aspektin çrregullimit të rrjedhës natyrore ndaj të papriturave gjatë rrugëtimit (sinkopa)! Duhet ditur një gjë: Pala ndërluftuese/humbëse, në këtë rast Serbia, për mendjet normale vështirë të perceptohet se ajo do fle gjumë. Shërbimet serbe të inteligjencës në forma klandestine si dhe ato diplomatike në forma të hapura dhe gjysmë të hapura, nuk do të humbasin asnjë rast të vetëm për ta komprometuar, baltosur dhe inkriminuar jo vetëm luftën e UÇK-së por vet shtetin e Kosovës si tërësi. Ndaj nuk është e rastit sot kundruall mbarë procesit politik të Kosovës, funksionojnë një mori portalesh të cilëve nuk i dihet as origjina dhe as mënyra e financimit. Disa madje qëndrojnë një hap para “SPUTNUK-ut” rus në përpjekjet për ta zhvlerësuar atë gjithçka ka ndodhur në sinkronë të procesit politik, demokratik e shtet formues përkitazi me konceptin euroatlantik në përgjithësi, e me konceptin amerikan në veçanti, fatkeqësisht. Pa dashur t’i amnistojë “atë pjesën keqpërdoruese” nëse ka, të atyre që dikur kishin veshur uniformën, ushtar apo komandantë qoftë. Por rastet të tilla kanë ndodhur dhe do të ndodhin gjithandej në rruzullin tokësor, në secilin shtet të botës. Personalisht kam shfletuar bukur shumë literaturë që kanë të bëjnë me situatat “postkonfliktuale” ose të pas luftërave. Besoni në shumicën e vendeve ka qenë më keq. Ndaj nuk e thash rastësisht, Kosova nuk mund të jetë më shumë imune ndaj fenomeneve që prodhojnë këto situata. Çështja është se në Kosovë nuk u instalua pushteti demokratik i dalë nga populli menjëherë pas lufte. Vendi ynë u mbajt i ngulfatur thënë figurativisht, duke ja ndaluar në njëfarë mënyre rrjedhën normale të procesit demokratik shtet formues. Administrata e UNMIK-ut, me gjithë punën e madhe që ka bërë, ajo në fakt nuk është marrë as me çështje të shtet ndërtimit