KOSOVA NË BALLKANIN E TRAZUAR!

0

Shkruan;Zafir Berisha zv miinster .

Statuskoja dhe mish-mashi politika në Kosovë si dhe ledhatimi nga perendimi i serbëve në anën tjetër, besoj se është e mjaftueshme për me kuptuar se është momenti i fundit që t’i lëmë menjëanë kapriçot poltike për interes të vendit.Koha nëpër të cilën po kalojm si shoqëri nuk e justifikon asnjë veprim edhe më të vogël për pozicionim politik e partiak në këto momente.Nëse një pjesë e masave të infektuara nga ideologjit shterpe të partive, nuk është nē gjendje me e kuptuar se në çfarë situate të palakmueshme është Kosova, besoj se liderët partiak e institucional e kanë të qartë edhe pse nuk e pranojn publikisht, që Kosovës më shumë i se kurrë në këto momente i duhet uniteti politik e qytetarë për ta mundur politikisht Serbinë!Influenca ruse në Ballkan është e madhe, arsye kjo e cila nuk duhet të shqetsoi vetëm SHBA dhe vendet demokratike por edhe neve shqiptarët, pasi dihet se Serbia është target përmes të cilës Rusia me shekuj ka ambicie për dalje në ujrat e nxehta të Adriatikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *