Kryetari Totaj duke prezantuar drejtorët tha, jemi si një ekip i vetëm

0

          Kryetari  i komunës Shaqir Totaj, sot, pas mbledhjes  së parë më 11  drejtorë aq sa ka emëruar dje ,sot ka takuar ata dhe pas këtij takimi  ka  mbajtur  një  konferencë  për media. Me këtë rast kryetari  Totaj, para medieve  e kështu  duke  u prezantuar para medieve  edhe  para qytetarëve të  Prizrenit ka folur për këta drejtorë dhe  tha se tashmë jemi  dakorduar që  Bashkërisht të  jemi në shërbim të  qytetarëve  pa asnjë dallim se i cilës  parti  është drejtori, sepse këtu jemi të  gjithë të  barabartë dhe të  gjithë këta jenë drejtor  të komunës së  Prizrenit dhe jashtë kësaj ndërtese ata  nuk kanë nevojë të kenë shefa tjerë. Përderisa  sa i përket emërimit të dy drejtorive  tjera  tha se jemi në konsultë dhe  besojë se njëra nga drejtoritë gjithsesi do të i takojë  PDK-së.  Pastaj  ka  folur edhe  për mundësinë e krijimit të  kushteve  dhe performancës sa më të mirë, Duke  potencuar se  korrupsioni dhe  atakimi me ligjin nuk do të lejohen në asnjë mënyrë.Po kështu i është  përgjigjur  pyetjeve të  gazetarëve  duke  theksuar se  ky ekip sipas kryetarit Totaj  është  ekip profesional, kurse ai  ka  folur edhe   largimin e një   kuvendari  nga  PDK-ja  , por  tha  besojmë se ata do të kthehen aty ku ishin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *