Liderët politik përkujtojnë 25 Vjetorin e sulmeve terrorriste në SHBA

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nderuar viktimat e kësaj tragjedie. Në fjalën e saj, Haxhiu tha se mëngjesi i 11 shtatorit 2001 nisi si një ditë e zakonshme, por brenda pak minutash u shndërrua në një ngjarje që ndryshoi historinë.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot bëri homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
PDK nderon viktimat e sulmit të 11 shtatorit në SHBA, Hamza: 25 vjet pas jemi krah miqve tanë amerikanë Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga deputetët e PDK-së, në 25 vjetorin e sulmit terrorist mbi kullat binjake në SHBA, kanë bërë homazhe te memoriali “Kosova kujton”, në nderim të viktimave të kësaj tragjedie.
Kryetarit i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka përkujtuar 25 vjetorin e sulmit mbi Kullat Binjake në SHBA. Kështu u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të LDK ku ndër të tjera thuhet se ky sulm nuk ishte vetëm një goditje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por një sfidë brutale ndaj vetë vlerave themelore mbi të cilat ngrihet shoqëria demokratike. Këtë datë e rikujtuar edhe Aleanca e Kosovës dhe Ramush Haradinaj