Presidenti Thaçi në Prizren, bashkëbisedon me studentët e gjitha komunitetet

0

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka nisur ditën e tij duke bashkëbiseduar me një grup studentësh prej të gjitha komuniteteve në Prizren.

Thaçi ka thënë se kanë biseduar hapur për shumë tema me interes për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e të gjitha komuniteteve, pa dallim.

“Një bashkëbisedim shumë miqësor në Prizren, me një grup studentësh prej të gjitha komuniteteve. Ne biseduam hapur për shumë tema me interes për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e të gjitha komuniteteve, pa dallim”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Jam i lumtur që studentët e të gjitha komuniteteve e shohin të ardhmen e tyre në jetën institucionale e publike dhe janë të përkushtuar që ta japin kontributin e tyre për shtetin e ri të Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *