Deputetja e LDK-së kryeministrit Kurti: Albin, mos bëj filma!.
Deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi i ka thënë disa fjalë kryeministrit Albin Kurti rreth referendumit serb.Në një postim në Facebook, Bunjaku-Rexhepi i është drejtuar Kurtit që të “mos bëj filma”, Deputetja ka këshilluar kreun e Ekzekutivit që të sillet si burrështetas në suksese e dështime. “Albin, mos bëj filma! Kuvendi është i yti. Mbi 50 përqind. Krejt dhe drejt. Merr vendime. Sillu si burrështetas në suksese e dështime. Lëre popullizmin dhe qeveris e ec përpara. Si në Veri, edhe këtu, ta dhamë përkrahjen kundër referendumit. Zgjidhi problemet. Ke ardhur për të zgjidhur, e jo për t’u ankuar. Kaq!”, ka shkruar ajo në Facebook