Serbia i nis me kamionë për në Kosovë fletëvotimet për referendum, arrestohet në Merdare koordinatori zgjedhor dhe konfiskohet materiali.

                             E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se pjesëtarë të Policisë së Kosovës e kanë arrestuar sonte, rreth orës 22:30, koordinatorin e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, Marko Jankoviqin, në pikën kufitare në Merdare.Në njoftimin e kësaj zyre thuhet se janë konfiskuar edhe dy kamionë që po bartnin material zgjedhor në drejtim të Kosovës për referendumin e paralajmëruar serb dhe janë arrestuar shoferët e kamionëve dhe ai i Jankoviqit.Drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq, ka thënë se e ka njoftuar menjëherë emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për këtë zhvillim të cilin e cilëson si “skandal me përmasa dhe pasoja të mëdha”.Petkoviq ka kërkuar nga Lajçak lirimin e Jankoviqit dhe tre të arrestuarve të tjerë.“Koordinatori i Komisionit Zgjedhor dhe kamionët me materialin zgjedhor për referendum ishin nisur sonte për t’ia dorëzuar materialin përfaqësuesve të misionit të OSBE-së si përgjegjëse për organizimin e referendumit, mirëpo në vend të përfaqësuesve të OSBE-së, të cilët i kemi njoftuar sot me një shkresë zyrtare për dërgimin e materialeve, përfaqësuesit tanë janë pritur nga 10 vetura të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.