Kuvendi në ora 14:00 mban seancë për referendumin serb, LDK e AAK marrin pjesë, PDK e bojkoton.
Kryeministri i vendit Albin Kurti ka thirrur për sot për në ora 14:00 seancë të jashtëzakonshme ku në rend dite do të jetë vetëm një pikë, diskutim në lidhje me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Kosovës.Kësaj seance i janë përgjigjur pozitivisht AAK dhe LDK, por jo edhe PDK.Në një përgjigje për Reporteri.net, deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka bërë të ditur se do të marrin pjesë në këtë seancë.“Grupi i AAK do të marrë pjesë”, ka thënë Lekaj shkurt për Reporteri.net.Teksa, në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi ka thënë se LDK do të marrë pjesë në këtë seancë.Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri ka bërë të ditur se PDK nesër nuk do të marrë pjesë në seancën e thirrur nga Kurti.Tahiri shtoi se PDK-ja e sheh të panevojshme thirrjen e kësaj seance.“PDK e sheh krejt të panevojshme thirrjen e kësaj seance dhe nuk do t’i përgjigjemi. S’do të jemi pjesë e saj ditën e nesërme”, theksoi Tahiri në një konferencë për media.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka deklaruar se do të mundësojë që serbët e Kosovës me dyshtetësi të votojnë në referendumin e së dielës për ndryshim të Kushtetutës së Serbisë, përmes postës ose në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë. “Në rend të ditës së kësaj seance të jashtëzakonshme është diskutimi në lidhje me synimin e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës. Diskutimi nga kjo seancë ka për qëllim të nxjerrë një rezolutë të përbashkët, në të cilën shprehet vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbi çështjen e lartshënuar”, thuhet në njoftim.Kundër këtij vendimi kanë dalë shtetet e QUINT-it të cilat i kanë kërkuar Kosovës që ta lejojnë mbajtjen e referendumit.Thirrje për organizimin e këtij referendumi kanë bërë edhe zyrtarët e BE-së dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.Më herët, në Kosovë nuk është penguar organizimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë, në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë.Në grumbullimin e votave për zgjedhjet e Serbisë ka qenë i angazhuar misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë.