Profesori i ekonomisë: Kurti po e shkel premtimin për të përkrahur qytetarët, bizneset do përfitojnë më shumë nga subvencionimi i rrymës.

0

                           Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë 75 milionë euro subvencionim për qytetarët dhe bizneset për t’i mbrojtur nga rritja e tarifave të energjisë elektrike. Në një njoftim nga Ministria e Ekonomisë është theksuar se kategoritë të cilat do të përfitojnë subvencionim nga Qeveria janë bizneset dhe qytetarët të cilët konsumojnë deri në 600 kWh, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Çmimi i energjisë elektrike është vendosur të rritet për 9% për ekonomitë familjare që shpenzojnë deri në 600 kWh, dhe po ashtu 9% për bizneset pavarësisht se sa energji elektrike harxhojnë. Megjithatë kjo rritje prej 9% do të subvencionohet nga shteti, dhe i bie që ngritja e çmimit të energjisë për këto kategori të jetë zero (0%).“ZRRE-ja ka propozuar rivendosjen e bllok tarifës deri në 600 KWh për konsumatorët e amvisërisë, si dhe që tarifat e energjisë elektrike të ngritën për 9% për të gjithë konsumatorët komercial dhe konsumatorët e amvisërisë që konsumojnë deri në 600 KWh, ndërsa tarifat për konsumin e amvisërisë mbi 600 KWh do të reflektonin çmimin e importit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.Sipas njoftimit të Qeverisë, subvencionet paraqesin të ardhura për sektorin që nuk është e nevojshme të mbulohen nga tarifat e energjisë elektrike dhe rrjedhimisht, zbusin rritjen e tarifës së energjisë elektrike.Profesori i ekonomisë Mustafë Kadriaj ka thënë për Reporteri.net se ky vendim i Qeverisë duhet të vlerësohet pozitivisht. Ai shtoi se kategoria që do të ndihmohet më shumë nga ky vendim janë bizneset.“Një vendim i Qeverisë në përkrahje të dy kategorive domethënëse për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës duhet vlerësuar pozitivisht, por duhet të jemi të qartë se ky vendim do e ndihmojë më shumë biznesin për faktin që biznesi potencialisht shpenzon më shumë dhe mund ta arrijë këtë kuotë, ndërsa tek ekonomitë familjare nuk do të ndikojë për faktin që jo të gjitha familjet shpenzojnë 600 kWh rrymë, ndërsa bizneset, pjesa dërmuese po, për faktin që përveç prodhimit në këtë stinë dimri ju hyn në punë edhe për ngrohje”, tha Kadriaj.

Ai poashtu theksoi se kryeministri i vendit Albin Kurti po e shkel premtimin e tij që kishte bërë për të përkrahur kategoritë sociale. “Pra, potencialisht do të përkrahen zakonisht bizneset me kapacitet të madh të prodhimit dhe aktivitet biznesor këtu vlen të përmendet që premtimi në përkrahje të kategorive sociale dhe në përgjithësi të qytetarit po e shkel vetë kryeministri”, tha profesori i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për Reporteri.net.

Si klasifikohen konsumatorët?

Konsumatori që shpenzon 300 kWh/muaj vlerësohet si konsumator që shpenzon energjinë e nevojshme për të mbuluar nevojat esenciale për një familje 4 antarëshe. Gjatë vitit, 20.5% e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj, sipas ZRRE-së. Këta konsumatorë futen në kategorinë A.

Konsumatori me konsum 450 kWh/muaj – paraqet konsumin mesatar të një konsumatori të amvisërisë gjatë vitit. Bazuar në të dhënat e KEDS-it, konsumi mesatar (nga viti 2012 – 2020) nga amvisëritë që shpenzojnë mbi 300 kWh/muaj, është ~ 460 kWh/muaj. Konsumi mesatar në vitin 2021 për konsumatorët e amvisërive që shpenzojnë mbi 300 kWh/muaj energji elektrike është rreth 440 kWh/muaj. Gjatë vitit, 44% e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj. Këta konsumatorë futen në kategorinë B. konsumatori me ngrohje elektrike gjatë dimrit, në bazë të analizave gjatë vendosjes së bllokut në tarifat e kaluara, 69% të konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit, dhe 79% të konsumatorëve nuk e kalojnë këtë nivel gjatë muajve të verës. Këta konsumatorë futen në kategorinë C.Konsumatori me konsum 800 kWh/muaj – paraqet një konsumator me konsum mbi bllokun e propozuar. Këta konsumatorë futen në kategorinë D.Konsumatori me konsum 1000 kWh/muaj – paraqet një konsumator me konsum më të lartë të energjisë elektrike. Këta konsumatorë futen në kategorinë E.ZRRE-ja u ka ofruar kompanive, konsumatorëve dhe palëve tjera të interesit mundësinë që t’i shqyrtojnë të dhënat dhe qëndrimet e paraqitura në raportin e publikuar dhe t’i komentojnë ato, duke paraqitur argumente kundër ose duke ofruar të dhëna të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *