Çaste poetike me poeten;-Liljana NDONI

FORCA E VETMISË

——————————–

Kush e di ,mdoshta do ndihesha më e vetmuar pa vetmin,

Jam aq e mësuar me fatin ,sa që paqja tjetër do e ndërpriste qetësinë,

Dhe do ta mbushte dhomën me zjarr që nuk do shuhej as në errësirë ,

Dhe nuk mund të ikja nga vëndi ku koha ndalet dhe zemra ndihet e lirë.

Ku mund të ndërhynte me proçesionim e tij të ëmbël e ta përdhunos,

Atë dhomë të vogël e destinuar për trishtim e t’ma kthej në kaos,

Kush e di ,ndoshta do ishte më e lehtë të fundosesha pran bregdetit,

Se sa të zbarkoja në gadishullin tim blu për të vdekur gëzimit.

Me stuhitë që vetëm zemra e ndjen dhe i përmbahet sakramentit të tij,

Dhe zhurma e botës që e mbyt dobësin e zërit tim lë heshtjen të rrijë,

Pastaj një moment heshtjeje kujtoj,

se nuk kam nevoj për miratimin e botës të qaj hallet,

Ku brenda meje fle forca ime nuk bën zhurmë, por lëviz malet,

/QendraPress/