Kurti në Prekaz: Kulla e Jasharajve, një margaritar i historisë sonë të lavdishme dhe të dhimbshme.
![](https://qendrapress.com/wp-content/uploads/2021/02/VV_Albin-Kurtii_Zgjedhjet-2019_008-1536x1024-1-696x464-1.jpg)
Kryeministri Albin Kurti sot bashkë me kabinetin qeveritar ka bërë homazhe në Prekaz me rastin e përvjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe ndaj familjes Jashari.Ai ka thënë se para se të ndodhte ‘Epopeja e UÇK-së’, ka pasur sulme në këtë kullë, ku sulmi i parë ka ndodhur qysh në vitin 1991 para më shume se 30 vitesh, shkruan Reporteri.net.“E kemi obligim institucional dhe kombëtar e shoqërorë që këtë objekt të historisë së veçantë të Kosovës dhe kombit shqiptar në përgjithësi ta mirëmbajmë, sepse është një margaritar i historisë sonë të lavdishme dhe njëkohësisht të dhimbshme”, tha Kurti.