Dhjetë vite më parë parashikoi si do të duket bota në vitin 2022, shumica dolën të jenë të vërteta – eksperti i IT-së zbulon si do të duket 2032-ta.
Parashikimet e disa fanatikëve të teknologjisë së re, qysh 10 vite më parë kanë parashikuar sesi do të duhet bota në vitin 2022 – që po dalin të jenë të vërteta.Tom Scott ka ndarë opinionin e tij për atë sesi do të duket bota në vitin 2022, në një video që e publikoi në kanalin e tij në YouTube, e prej atëherë me vëmendje ka ndjekur zhvillimin e ngjarjeve.YouTuberi ka parashikuar se kufijtë në ekranet e telefonave të Apple do të zvogëlohen, dhe se kompania gjigante do të ndryshojë fontin e saj në dekadën e ardhshme.Gjithashtu ka parashikuar me saktësi të paparë që 5G do të “pushtojë Britaninë”, sikurse që ky rrjet do të ketë qasje në internet – por ka pranuar se një gjë e tillë nuk ka qenë e vështirë për t’u qëlluar.Scott ka theksuar se ka bërë disa parashikime të gabuara sa i përket avancimit të teknologjisë, kështu nuk ka parashikuar që përdorimi i pajisjeve mobile do të kenë prioritet në raport me kompjuterët dekstop.“Vetëm këtë lëshim e kam bërë. Asokohe pati filluar tranzicioni, e këtë nuk e kam vërejtur”, tha ai.YouTuberi, që ka afro 5 milionë ndjekës, ka parashikuar që Apple do të prezantojë kufjet e Apple të pajisura me kamerë e mikrofon që do të regjistrojnë tërë kohën jetën tonë.“Njerëzve nuk po u pëlqen tani ideja të mbajnë në mend të gjitha dhe të shpërndajnë informtata nëpër korporata”, shtoi Scott.Scott ka pranuar se nuk e kishte vërejtur në kohë trendin e rënies së popullaritet të bllogjeve.Në fund të vitit 2000, ishte bërë trend që njerëzit në masë të madhe të fillojnë me bllogje – që ishin praktikisht forume për shkruarjen e ideve dhe shpërndarjen e informacioneve në rrjet.E në fund të vitit 2010, një gjë të tillë e konfirmoi Twitter, ku përdoruesit mund të ndanin bindjen e tyre me shtypjen e një butoni – të gjitha në një kohë.Tani Scott po parashikon se çfarë do të ndodhë në 10 vitet e ardhshme duke filluar nga tani – që përmbajtja e formave të shkurtra do të dominoj mbi videot e gjata në platformat siç janë YouTube.“Mendoj që video e shkurta do të jenë trend në YouTube ashtu siç ka vepruar Twitter – duke i lënë në “hije” bllogjet”, shtoi ai.“Njerëzit akoma do të bëjnë video me forma të përmbajtjes së gjatë dhe akoma do të ketë interesim dhe shikues, por formati i shkurtër është më i thjeshtë dhe do të ketë çdo herë e më shumë. Kam një parandjenjë të keqe që videot e shkurtra do të fitojnë falë numrit të madh të shikimeve”, tha ndër tjera Scott.Madje pranoi se “koha e bumit” për platformat si YouTube do të shuhet deri më 2032, kurse Google do të shqyrtojë mundësinë e fikjes së plotë të sistemit. /Telegrafi/