Kryetari i Bujanovcit i shkruan Kurtit, kërkon të rishikohet masa për të hyrë në Kosovë me tri vaksina.

0

                                Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i ka shkruar letër Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me masat e fundit shtrënguese për hyrje-daljet në Kosovë.Në pikën dy të këtyre masave thuhet se çdo person i cili hyn në territorin e Kosovës duhet të posedojnë certifikatën e tri dozave të vaksinave kundër Coronavirusit, ndërsa për të gjithë ata të cilët kanë vetëm dy doza të vaksinës duhet të posedojnë edhe testin RT-PCR të bërë 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare.Në letrën dërguar Kurtit, ai ka shkruar se obligimi për vaksinë me dozën e tretë, apo edhe ata që janë vaksinuar me dozën e dytë dhe testi PCR po e pamundëson lëvizjen e qytetarëve.Arifi ka kërkuar që kjo masë të rishikohet, “gjithnjë duke gjetur një zgjidhje që nuk rrezikon shëndetin e qytetarëve”.Sipas masave të miratuara nga Qeveria, vendimi për kërkim të certifikatës për vaksinën e tretë nuk vlen për personat të cilët hynë në Kosovë tranzit, për shoferët, shtetasit e Kosovës të cilët kanë dalë nga vendi 12 orë më parë, qytetarët të cilët kalojnë përmes transportit të organizuar, diplomatët e huaj dhe pjestarët e KFOR-it.Gjithashtu, ky vendim nuk vlen për qytetarët nën moshën 12-vjeçare. Personat 12 deri 16-vjeç duhet të posedojnë test RT-PCR.Personat të cilët nuk kanë marrë dy doza të vaksinave anti-COVID janë të detyruar të karantinohen për shtatë ditë./Insajderi.com

Bottom of Form

Bottom of Form

Bottom of Form

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *