Nëse hedhim një shikim në statistika rreth varfërisë dhe papunësisë në Kosovë, ato me të vërtetë janë rrënqethëse-Shkruan:Afrim Rada,jurist i dipl.

0

                    Për temën se a duhet të protestohet kundër ngritjes së çmimit t ë energjisë elektrike  Afrim Rada,jurist i dipl thotë;-‘’  Kosova është Republikë parlamentare dhe shtet demokratik. Ashtu si në gjithë botën demokratike , e drejta e qytetarëve për protestë demokratike është e drejtë absolute dhe e garantuar me Kushtetutë ( në kapitullin e lirive dhe të drejtave të njeriut ). Propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji në Kosovë , për ngritjen të tarifave të energjisë së shpenzuar elektrike është tregues seriozë i varfërisë dhe shtim i mjerimit edhe ashtu për popullin ekonomikisht shumë të përvuajtur të Kosovës. Nëse hedhim një shikim në statistika rreth varfërisë dhe papunësisë në Kosovë, ato me të vërtetë janë rrëqethëse . Kosova si shtet, në rajon por edhe në kontinent është shteti më i varfë dhe me nivel më të lartë të papunësisë.  Shtrenjtimi i rrymës vetëm se edhe më shumë do të rrezikojë mirëqenien e popullsisë. Në aspektin ekonomik , për derisa shtetet e rajonit ofrojnë furnizim të sigurt dhe lirim nga pagesa e rrymës elektrike ose pagesë me çmime simbolike, shteti i Kosovës jo vetëm që do të jetë jokonkurent në thithjen e investimeve të huaja por nuk do të jemi në gjendje tju ofrojmë qëndrueshmëri dhe mbijetesë as ndërmarrjeve vendore. Kosova është shtet institucional dhe personalisht fuqishëm besoj në institucionet e Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës , shtet funksional, do të jetë në gjendje të ofrojë mirëqenie dhe ndjenjë të sigurisë si vlerë sociale dhe demokratike për qytetarët e saj. Kosova si shtet institucional dhe funksional e bënë të drejtën e protestës krejt të paarsyeshme’’./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *