Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Kamer Thaçi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Kamer Thaçi.Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur bashkëluftëtari, Jetullah Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ku ka shprehur ngushëllimet dhe ka vlerësuar figurën e të ndjerit.“Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit Kamer Thaçi. Vendosmëria, guximi, urtësia dhe afërsia janë tiparet kryesore që formuan personalitetin e tij. Qoftë i paharruar kujtimi për bashkëluftëtarin tonë, Kamer Thaçi”, ka shkruar Krasniqi.Kamer Thaçi ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 128.Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, në orën 17:00, në Reti të Rahovecit.