E diela poetike me poeten;Nasia Xhemalaj

0

BARDHËROSHE FJOLLË – FJOLLË.

Shkollat s’pipëtinë sot,

s’ka nxënës në oborr,

rrugët janë mbushur plotë,

flokë-flokë, bie borë.

Qepallat kanë ulur gjethet,

nga pudrosja bardhëroshe,

zogjtë mbërdhijnë në fole,

macja mjaullin në qoshe.

Vello të bardhë për çdo pemë,

qepi qielli pa përtesë,

dhe në rrugë qilimi i bardhë,

u stolis me ndonjë gjeth’.

Me penelin e argjendë,

zbardhe krejt horizont’

pak rimel për shpirtin tonë,

bardhëroshe fjollë-fjollë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *