E diela poetike me poeten; Brixhilda Dede

0

PER NJE MIRMENGJES

——————————–

Me vetminë kuvendoj sot,

Ne stol te dimrit ku me ke lënë

Ashtu, mbi tel një kumri,

Pritur dritën pas një hënë.

Mesdita, ardhur me ty,

Ritëm tjetër morri.

Dita, u be vere nder duar,

Si zjarri ne vatër ngjyrat nxori.

***

Heshtja, ..

brenge,pikëpyetje, te pathëna fjale.

Bekimi,..

Leve Arkimedi, ngre një mal.

LIMANI I JETES

—————————-

Krejt pa kuptuar rrëshqasin vitet,

si fletët e një romani te preferuar.

Alge,

fund deti shkuar.

Lundroj,

me mendje e zemër.

Për jetën, për dashurinë,

vela limaneve ngre.

Për kaltërsinë e shpirtit,

Qe s’ mplaket kurrë, me.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *