Çaste poetike me poetin;Riza Mançe
TI JE!
——————
S ‘të thashë se ti je dashuria e vetme..
Por,.. je caku i dashurive,atje në skaj.
Nëse më shfaqet imazhi i një tjetre,
Kthehet pas, e ikën si e zëne në faj.
S’të thashë se në botë si ty s ka asnjë,
Si thonë gjithë ata që nuk kanë besë.
Ti je,.. heshtja ime, ku fjalët s’duhen më.
Ti je,.. gërma e fundit, para se të vdes.
R.Mançe