SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “FIDANI” – PRIZREN.

0

                                Me rastin e organizimit të manifestimit poetik tradicional “Ora e Pavarësisë” – 2022 shoqata për kulturë dhe art “Fidani”- Prizren, mbështetur nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e Prizrenit, për të 14 herë me radhë, shpall KONKURS LETRAR • Çmimi “Xhemil Doda”; • Vendi i parë • Vendi i dytë dhe • Vendi i tretë Kushtet e konkursit •Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë krijuesit e mbarë gjeografisë shqiptare si dhe diaspora, duke përfshirë edhe komunitetet që jetojnë në Kosovë; •Poezitë duhet të jenë të pa publikuara deri më tani dhe të pashpërblyera në ndonjë konkurs tjetër letrar; •Poezitë nuk duhet të jenë më të gjata se 30 vargje; •Llojet e shkronjave “Times New Roman” 14; •Poezitë mund të dërgohen përmes postës elektronike: revista_fldani@hotmail.com •Poezitë mund të dorëzohen edhe në kopje fizike në lokalin e shoqatës për kulturë dhe art “Fidani” në Prizren, rruga “Rifat Krasniqi”- p.n. (Afër shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha “në Prizren); nga ora 12:00 deri në ora 14:00, çdo ditë pune •Tema është e lirë. •Afati i fundit për dërgimin e poezive është data 13 shkurt 2022, ora 18.00; •Poezitë mund të dërgohen në tri gjuhë zyrtare që fliten në Komunën e Prizrenit; • Poezitë dërgohen më autorësi, ndërsa juria do t’i ketë më shifra që cakton koordinatori i manifestimit, me numra. •Takimi mbahet më 17 shkurt, (për vendin dhe kohën e mbajtjes do të njoftoheni me kohë) ku dhe do të shpallen rezultatet e konkursit. •Të gjitha poezitë e arritura në konkurs do të botohen në përmbledhjen poetike, e cila do të shpërndahet në orën qendrore të manifestimit “Ora e pavarësisë” Për informata shtesë mund të na shkruani në adresën e lartcekur si dhe në tel. 045-277-633. Prizren, 5 shkurt 2022 Këshilli organizativ i manifestimit tradicional “Ora e Pavarësisë”/www.qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *