Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, kërkon krijimin e strategjisë për menaxhim më efikas të punonjësve dhe resurseve të administratës komunale

0

                             Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar një takim të veçantë me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Edin Shehu.Sipas tij, në këtë takim është biseduar për koordinimin e strategjisë rreth punës së kësaj drejtorie.“Në vazhdën e takimeve në drejtoritë komunale, kemi takuar Drejtorin e Administratës, Edin Shehu dhe stafin e kësaj drejtorie. Gjatë këtij takimi biseduam dhe u koordinuam për krijimin e strategjisë për menaxhim më efikas të punonjësve dhe resurseve të administratës komunale dhe sigurimin e shërbimit civil të qëndrueshëm me integritet të lartë, korrektësi dhe barazi për gjithë qytetarët, pa dallim”, shkruan Totaj në Facebook./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *