E diela poetike me poeten; Anila Kodra Kotroci

0

MERRE DIELLIN TIM …

_______________________________

Merre sot boten time

Dhe diellin brenda saj ,

Përflakur aty ndjenja ime

Pa ane e pa skaj…..

Merre diellin e mbrëmjes

Përzhitur nga dashuria ,

Futi ne zhguallin e ndjenjës

Edhe hiret e ditëve te mia …

Merre ketë cope te përflakur

Se është i gjithë dielli yt ,

Qe shkëndijash shpërfaqët

Dhe brenda vetes te mbyt ….

Anila Kodra Kotroci

Ancora io 10 /02/2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *