14 vjetori i pavarësisë së Kosovës, mesazhi i urimit të presidentit amerikan Joe Biden dhe atij gjerman, Frank-Walter Steinmeier

0

                        Në prag të përvjetorit të 14-të të pavarësisë së Kosovës, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe ai i Gjermanisë kanë uruar presidenten e vendit, Vjosa Osmani.Në letrën e urimit presidenti Biden ka thënë se SHBA-të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në përpjekjet për një marrëveshje me Serbinë që përfundon me njohje reciproke.Osmani ka marr letër urimi edhe nga presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier nëpërmjet ambasadorit Jorn Rohde, me të cilin ka biseduar për situatën e përgjithshme në vend dhe rajon.Edhe kryetari kroat i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq e ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Biden: Mbështesim përpjekjet e Kosovës për një marrëveshje për njohje reciproke me Serbinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka shkruar letër urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke vlerësuar lartë të arriturat e Kosovës. Veç tjerash ai ka thënë se Kosova ka vend të veçantë në zemrën e familjes së tij.

Në letrën e urimit, dërguar presidentes Osmani, Biden po ashtu ka bërë të ditur se janë të kënaqur që Kosova po ndërton dhe forcon marrëdhëniet pozitive me fqinjët.Biden ka thënë se do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në përpjekjet për një marrëveshje me Serbinë që përfundon me njohje reciproke.“Jemi të kënaqur që Kosova po vazhdon të ndërtojë dhe forcojë marrëdhëniet e saj pozitive me vendet fqinje dhe do të vazhdojmë ta mbështesim përpjekjet tuaja drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke”, theksonnë letër Biden, transmeton Telegrafi.Presidenti amerikan ka theksuar po ashtu që Kosova ka dëshmuar lidership në skenën ndërkombëtare.“Vitin e kaluar, Kosova vazhdimisht demonstroi lidership në skenën ndërkombëtare. Nga ofrimi i strehimit të sigurt për të pambrojturit deri te forcimi i sigurisë globale dhe bashkëvendosja përkrahë ushtrisë amerikane në Kuvajt, populli I Kosovës i ka dëshmuar botës trimërinë dhe bujarinë e tij”, shkruan tutje Biden.

Në fund ai po ashtu ka theksuar se në zemrat e familjes së tij, Kosova ka një vend të veçantë.

Lexo po ashtu:

                          Po ashtu, ka falënderuar për medaljen presidenciale të ndarë post-mortem për djalin e tij, Beau vitin e kaluar.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke e bërë publike letrën përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se SHBA-ja mbetet partner i palëkundur i Kosovës.“Jam e lumtur ta ndaj me ju urimin e Presidentit Biden për ditën e pavarësisë së Kosovës – 17 shkurtin, në të cilin ai potencon se Shtetet e Bashkuara mbesin partner i palëkundur i Kosovës. Presidenti Biden në këtë urim, duartroket punën dhe përkushtimin tonë për forcimin e demokracisë dhe në luftën kundër krimit e korrupsionit, teksa kërkon që dialogu të përqendrohet në njohje reciproke. Sipas tij, në Samitin për Demokraci, Kosova ka dëshmuar se është e gatshme ta ndajë përvojën me shtete të tjera, ndaj thekson se gjatë këtij viti Kosova vazhdimisht ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare. Në urimin e tij, Presidenti Biden ka përsëritur faktin e lidhjes së veçantë, të cilën familja Biden e ka me vendin tonë”, shkruan Osmani.Tutje, ajo shton se, “Kosova është e bekuar ta ketë në krah aleatin e saj të përhershëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Zoti e bekoftë miqësinë e Kosovës me ShBA-të”.

Ambasadori Rohde i përcolli presidentes Osmani urimin e presidentit gjerman për 14-                    

                                Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, i cili i ka dorëzuar asaj telegramin e urimit të presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier, për 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.Presidentja Osmani e ka falënderuar ambasadorin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme të  Në takim është biseduar për situatën e përgjithshme në vend dhe rajon. Palët diskutuan edhe për punën e institucioneve të Kosovës të cilat kanë realizuar reforma përmbajtjesore në fushën e sundimit të ligjit.Ambasadori Rohde ka vlerësuar përparimin e dukshëm në luftën kundër korrupsionit. U diskutua se me parametra të tillë, të cilët ndihmojnë në forcimin e rendit dhe të ligjit, krijohen kushte për investitorë të jashtëm.Kryetari i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës uron presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë së KosovësEdhe kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq e ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.“Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe juve personalisht, në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, ju uroj festën e Pavarësisë. Të inkurajuar dhe të kënaqur nga përparimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve mike, jemi të bindur se rruga e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe çdo tjetër bashkëpunimi dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Bosnjës e Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës do të jetë e një rëndësie të veçantë për qytetarët e vendeve tona”, thuhet në urimin e kryesuesit kroat tëPresidencës së Bosnje e Hercegovinës, transmeton Telegrafi.“Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës ndajnë prioritete të përbashkëta strategjike të politikës së jashtme, anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Vetëm së bashku dhe në bashkëpunim me partnerë që ndajnë të njëjtat vlera mund të arrijmë qëllimin tonë”, thuhet në mesazhin e Zheljko Komshiq.Ndryshe, të enjten do të shënohet 14 vjetroi i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Për nder të kësaj feste do të jetë ditë pushimi. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *